North Macedonia

North Macedonia flag

Korpusi i Paqes

Rreth nesh

Korpusi i Paqes është prezent në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1996 me ftesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Që atëherë, mbi 800 vullnetarë kanë punuar në shkolla, komuna, organizata qytetare dhe institucione publike për të përmbushur nevojat e bashkësive në gjithë vendin.

Duke kërkuar mundësi të ndryshme të programeve, zyrtarë qeveritarë në Maqedoninë e Veriut dhe stafi i Korpusit të Paqes kanë përcaktuar se një projekt edukativ që do të ketë si qëllim mësimin e gjuhës angleze, metodave interaktive të mësimdhënies dhe përdorimin e teknologjive të reja do të plotësojë kërkesat në rritje për mësimin e gjuhës angleze dhe do të ketë një potencial për rritjen e kapaciteteve të sistemit edukativ lokal. Që nga viti 1996, vullnetarët kanë punuar nëpër shkolla publike fillore dhe të mesme në të gjithë vendin, me fokus të veçant në vendet rurale dhe komunitetet e margjinalizuara.

Në vitin 2005, Korpusi i Paqes në Maqedoninë e Veriut nisi programin për zhvillim të komuniteteve për të ndihmuar institucionet publike dhe OJQ-të për të ndërtuar kapacitetet e tyre për zhvillim dhe zbatim të programeve dhe aktiveteteve të qëndrueshme. 

Bashkëpunimi më i ri i Korpusit të Paqes është me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, që filloi në vitin 2015. Korpusi i Paqes është i përkushtuar për të mbështetur Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet për të rritur përfshirjen sociale dhe deinstitucionalizimin e njerëzve me nevoja të veçanta. Vullnetarët po ndërtojnë kapacitetin e stafit lokal dhe zhvillojnë programe dhe aktivitete me përfituesit dhe prindërit.

Si mirënjohje për rëndësinë e punës tonë dhe përkushtimit të vullnetarëve dhe stafit, presidenti i Maqedonisë së Veriut ndau çmimin Urdhëri i Meritës për Korpusin e Paqes në Maqedoninë e Veriut në vitin 2014. Korpusi i Paqes ka Memorandum për Mirëkuptim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale, Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Agjencionin për Rini dhe Sport, si dhe një sërë organizatash joqeveritare.

Aplikoni për vullnetar të Korpusit të Paqes

Korpusi i Paqes në Maqedoninë e Veriut pranon aplikime për vullnetarë nga OJQ-të, shkollat dhe institucionet tjera që janë të interesuara të bashkëpunojnë me vullnetarë. Ju lutemi rishikoni informacionin në dokumentin në vijim:

Thirrje e hapur për vullnetarë të Korpusit të Paqes

Në qoftë se shkolla, organizata ose bashkësia juaj janë të interesuar të bashkëpunojnë me një vullnetar të Korpusit të Paqes gjatë periudhës 2024- 2026:
1.Lexoni informatat në thirrje dhe fletushkën për familjet nikoqire
2. Plotësoni formularin e aplikimit për vullnetar
3. Dërgoni formularin e plotësuar në email adresën: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është 15 prill, 2024.

Për informata shtesë në lidhje me Korpusin e Paqes dhe procesin e aplikimit, ju lutemi kontaktoni stafin në vazhdim:

Vjosa RamadaniMenaxhere Regjionale (pjesa perëndimore e Maqedonisë së Veriut)
Email: [email protected]
Telefon: 071 366 428

Dragan MarkoskiMenaxher Regjional (pjesa lindore e Maqedonisë së Veriut)
Email: [email protected]
Telefon: 070 406 005

Teuta SaljiiMenaxhere Regjionale (pjesa qendrore e Maqedonisë së Veriut)
Email: [email protected]
Telefon: 070 383 780

Nadica GeorgievaProgram Menaxhere për arsimin në gjuhën angleze dhe arsimin inkluziv
Email: [email protected]
Telefon: 070 385 642

Mirlinda AlemdarProgram Menaxhere për Zhvillimin e Bashkësisë
Email: [email protected]
Telefon: 070 306 049


Për më shumë informata rreth aktiviteteve tona, ju lutemi shikoni këto burime:

Raporti vjetor 2017
Raporti vjetor 2018
Raporti vjetor 2019
Raporti vjetor 2020
Raporti vjetor 2021
Raporti vjetor 2022
Korpusi i Paqes në Maqedoninë e Veriut – vështrim i përgjithshëm 2017
Korpusi i Paqes në Maqedoninë e Veriut – vështrim i përgjithshëm 2018
Buletini informativ - Mars 2018
Buletini informativ - Qershor 2018
Buletini informativ - Shtetor 2018